KESH, eskport energjie edhe gjatë prillit

Eksporti i energjisë elektrike po i sjell miliona euro në muaj korporatës. KESH ka njoftuar se do te vazhdoje të shesë energji elektrike edhe gjatë muajit prill. Korporata ka publikuar listën zyrtare të kompanive fituese të ankandit të prillit per shitjen e 273 milion kilovat orëve energji, sasi kjo që ka nje vlere te perafert prej 11 milion euro.
Shitjet do të mund të realizohen nëpërmjet kompanive të ndryshme që operojë në tregun rajonal ku spikasin të përhershmet EFT, RUDNAP dhe EGL.
Muaji prill eshte i katërti rrjesht qe eksportet e energjisë sjellin për korporatën me shume se 10 milion euro ne muaj. Cmimet e shitjes për mega vat kanë variaur nga 42 deri në rreth 52 euro, nderkohe qe rrugët e eksportit të energjisë janë ato tradicionalet me Greqinë dhe Kosovën.
Sipas të dhënave të KESH në tre muajt e parë të vitit nga shitjet e eksportit dhe ata në tregun e brendsham janë arkëtuar mbi 50 milion euro.
Sasite e medha te rreshjeve kane sjellë përmisim të ndjeshëm të situatës në kaskadën e Drinit, ku të tre hidrocentralet punojnë në kapacitet të plotë. Për këtë vit prodhimi mesatar ditor është rreth 24 milion kilovatorë, shifër kjo e pa arritur më parë në Shqipëri.
Adi Darsi
< I mëparshmi