E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, nuk ka ndryshim rezultati pas rinumërimit të votave



Komisioni i Zgjedhjeve në Irak ka thënë se rinumërimi i votave në Bagdad nga zgjedhjet e mbajtura në mars, nuk ka pasur asnjë ndryshim të numrit të vendeve në që duhet të jenë në parlament.
Rinumërimi i dy milionë e gjysmë fletëve të votimit, u bë pas akuzave nga kryeministri në ikje, Nuri al Maliki. Maliki pati akuzuar për shkelje të numërimit të votave në qendrat e votimit.
Korrespondenti i BBC-së në Bagdad, ka deklaruar se shumë vetë tashmë janë optimistë dhe shpresojnë se rinumërimi do të çojë në fillimin e përpjekjeve serioze për formimin e një qeverie të re koalicioni.
Ndërkohë bëhet e ditur se më shumë se 100 vetë janë vrarë gjatë javës së kaluar, pasi kryengritësit e shfrytëzuan gjëndjen politike në vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›