Irak, përshëndetet SHBA për tërheqjen e trupave
Liderët irakianë përshëndetën dje planin e Presidentit Obama për tërheqjen e pjesës më të madhe të trupave amerikane përpara gushtit të vitit 2010. Zyra e zëvendëspresidentit Tarik Al Hashimi publikoi dje një deklaratë ku bënte me dije se zyrtari i lartë ishte njoftuar përmes një telefonate nga sekretarja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Hilari Klinton, për vendimin e Obamës mbi tërheqjen e trupave. Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, bëri me dije se kishte pasur të premten një telefonatë me Obamën lidhur me këtë plan.