Izraeli, goditet me tri raketa nga Gaza
Tri raketa u lëshuan dje në orët e para të mëngjesit nga Rripi i Gazës kundër territorit izraelit. Lajmi u bë i ditur nga burime ushtarake izraelite, të cilat njoftuan se sulmet nuk kishin shkaktuar dëme në njerëz. Një prej raketave kishte goditur oborrin e një shkolle në Ashkelon, në ato çaste e boshatisur, ndërsa dy të tjerat zona të pabanuara pa shkaktuar dëme. Që nga çasti i shpalljes së armëpushimit nga Gaza janë marrë më se 100 sulme të tilla, të cilave Izraeli u është përgjigjur me goditje nga ajri.