E Diel, 1 Nëntor 2026

Kaliforni, thatësira shkakton gjendje emergjence

Guvernatori i Kalifornisë, Arnold Zhvarceneger, u detyrua të shpallte gjendjen e emergjencës për shkak të thatësirës së ashpër. Sipas tij, mungesa e gjatë e reshjeve po krijon "efekte shkatërruese" te njerëzit, ekonomia dhe ambienti. Përpara rrezikut për ndërprerje drastike të furnizimit me ujë, ai u kërkoi autoriteteve të qyteteve pakësimin e konsumit me të paktën 20 për qind. Drejtori i Ujësjellësve të këtij shteti tha se reshjet e pakta gjatë tri viteve të fundit i kanë kushtuar Kalifornisë 3 miliardë dollarë dëme dhe 95 mijë vende pune.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›