E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri algjerian s`pranon të jap dorëheqjen

Kryeministri i Algjerisë, Ahmed Ouyahia, bëri të ditur se nuk do të japë dorëheqjen, ndërkohë që disa parti të opozitës kërkojnë emërimin e një qeverie teknike për garantimin e transparencës së zgjedhjeve parlamentare të parashikuara për në maj në Algjeri.

"Do të qëndroj në detyrë dhe nuk do të jap dorëheqjen. Vendimi për dorëheqjen e qeverisë i takon atij që e emëroi", deklaroi Ouyahia në një konferencë shtypi.

"Nuk mund të marr vendim në vend të presidentit Abdelaziz Bouteflika. Askush nuk mund ta bëjë këtë në vend të tij", shtoi ai.

Ouyahia bëri të ditur gjithashtu se nuk i trembet një koalicioni islamik gjatë zgjedhjeve të ardhshme. Sipas tij, këto zgjedhje pritet të zhvillohen në pesëmbëdhjetë ditëshin e parë të majit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›