Irak, pranga të shumëkërkuarit të Al Kaedës
Zëvendëskomandanti i krahut ushtarak të Al Kaedës në Irak është arrestuar sot nga forcat e sigurisë në Bagdad. Personi në fjalë, i ndaluar së bashku me dy bashkëpunëtorë, ra në pranga gjatë një operacioni blic në një banesë në lagjen problematike të Gazalijas. Siç njoftojnë autoritetet irakene, Ahmed Abed Oweiyed konsiderohet si personi që urdhëroi vrasjen e deputetit Harithi al Obaidi, kryetar i komisionit paralmentar për të drejtat e njeriut. Oweiyed, sipas policisë së Bagdadit, ia besoi detyrën një adoleshenti që e qëlloi deputetin teksa ndodhej në një xhami. Më pas 15 vjeçari për t'u arratisur hodhi edhe një granatë ndaj turmës së njerëzve, duke vrarë tre vetë.