E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përkrahësit e Musavit,luftë përmes internetit

Mbështetësit e kandidatit të humbur në zgjedhjet presidenciale në Iran, Mirhossein Musssavi kanë postuar mesazhe provokuese në "Twitter", duke bërë thirrje për një grumbullim të dytë pro-Mussavit.
Faqet sociale të internetit si " Twitter" dhe " Facebook" ësht bërë një pikë qëndrorë për të rinjtë iranianë në qytete, për tiu vënë kundër presidentit Mahmoud Ahmadinejad I cili mundi Mussavin në zgjedhjet presidenciale të së premtes, qeveria e të cilit kontrollon median shtetërore.Departamenti i shtetit i SHBA-së pasi ka konfirmuar këtë, ka kontaktuar me "Twitter" gjatë fundjavës për ti kërkuar që të pengojë palnifikimet që mund të ketë çuar në një ndërprerje të shërbimit të internetit për iranianët.
Kërkea u bë pavarësiht se administrata Obama deklaroi se nuk do të ndërhynte në mosmarrëveshjet pas-zgjedhore.
Presidenti Obama deklaroi të martën se ai besonte se zëri i njerëzve duhet të dëgjohej në Iran dhe jot ë shtypej.
Qevria Iraniane bllokoi tekstet e mesazheve gjatë anketimeve në zgjedhje, pasi kandidatët e opozitës i përdornin ato për të tërhequr votuesit e rinjë gjatë kundërshtimeve të ashpra të fushatës zgjedhore, ndaj banorët e Teheranit nuk mund t dërgonin dot mesazhe përmes celularit as në datën 15 qershor. Shërbimi persina i BBC gjithashtu u bllokua.
Faqja sociale e internetit "Facebook" e cila ka rreth 150 mijë të regjistruar në Iran, tha të hënën se disa përdorues kishin pasur vështirësi të hapnin faqen.
Mussavi ka pothuajse 48 mijë përkrahës në faqen e tij kryesore të Facebookut. Ahmadinejad ka gjithashtu një faqe me 2615 fansa ndërsa grupi " Vë baste se unë mund të gjej 1 milionë persona që nuk e pëlqejnë Ahmadinejad", deri tani ka më shumë se 57 mijë anëtarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›