Zgjedhjet në Iran, do rinumërohen votat

Autoritetet iraniane kanë rënë dakord që të zhvillohet rinumërimi i votave dhe të rillogaritet rezultati i dalë nga zgjedhjet presidenciale, në një kohë që vendi po ballafaqohet me trazira intensive nga përkrahës të të dy kampeve politike në vend. Marshime dhe manifestime të shumta janë zhvilluar edhe nga mbështetes të Presidentit Mahmoud Ahmadinejad, por edhe nga mbështetes të njeriut që pretendon se votimi i javës së kaluar ishte i manipuluar dhe nuk ishte aspak i drejtë. Kandidati i Moderuar Mir Hossein Mousavi, ka kontestuar rizgjedhjen e presidentit Mahmoud Ahmadinejad, duke aluduar për mashtrim në procesin zgjedhor. Këshilli mbrojtës, një organ i lartë i klerikëve dhe gjyqtarët që mbikqyr zgjedhjet, tha se do të rinisë procesin e numërimit të votave, një kërkesë e opozitës. Vendimi i papritur erdhi pasi mbështetës të të dyja kaheve politike, kanë qenë pjesë e protesta të cilat kanë provokuar edhe viktima. Shtatë persona u vranë mbrëmjen e së hënës në kryeqytet, në Teheran, pasi besohet se sulmuan një postë ushtarake në Azadi. Ndërkaq mediat raportuan se është arrestuar gjithashtu Mohammad Ali Abtahi - një ish zv president, që mbështet kandidatin tjetër pro reformist, Mehdi Karrubi. Fitorja në zgjedhjet e presidentit të linjës së ashpër, Ahmadinexhad surprizoi shumë ekspertë të diplomacisë, të cilët prisnin të fitonte Moussavi. Kaveh Afrasiabi, një studiues politik që mbështet Ahmadinexhadin, tha se ai fitoi për shkak të mbështetjes së tij të gjerë në zonat rurale dhe qytetet e vogla. Ahmadinexhad u shpall fitues me 62 % të votave. Autoritetii zgjedhor iranian, këshilli mbikëqyrës, i cili është i përbërë nga gjyqtarë dhe klerikët më të lartë, tha se do të shqyrtojë ankesat e raportit dhe rezultatet e tij në nëntë ditë.