Avioni i rrëzuar, gjendet trupi i 50-të

Marina braziliane ka bërë të ditur se ka gjetur një tjetër kufomë nga 228 personat që gjendeshin në bordin e avionit të linjës "Air France" që u rrezua në Atlantik më 31 maj. Gjetja e një tjetër trupi e çon në 50-të bilancin e personave të gjetur në ujërat e oqeanit Atlantik. Ndërkaq ministri brazilian i Mbrojtjes, Nelson Jobim ka bërë të ditur se nuk ka një afat kohor për dhënien fund të operacioneve të kërkimit në oqean, si për trupat ashtu edhe për mbetejet e avionit. Gjithashtu është bërë e ditur se Air France i ka paraqitur një denoncim më 9 qershor xhandarmërisë të transportit ajror, pas një akti sabotimi pa pasoja të rënda në njërin prej avionëve Airbus A 318 në shërbim nga Dusseldorfi në Gjermani për në Paris. Burime mediatike gjithashtu bëjnë të ditur së fundmi, se nga procesi hetimor i bazuar nga ekspertiza e bërë tek trupat e gjetur dhe tek sendet e objektet e rekuperuara, besohet se avioni mund të ketë shpërthyer në ajër. Një gjë e tillë u bë e ditur duke iu referuar materialeve të gjetura disa prej te cilave ishin të karbonizuara. ndërsa sipas raportit të paraqitur nga Air France, lidhur me aktet sabotuese kundrejt avioneve te kompanise, më 4 qershor, në aeroportin gjerman, komandanti I bordit të Airbus kishte kuptuar se kishte patur një defect në njëren prej aparaturave të sinjalit anti tym, që ishte lokalizuar në vendin ku mbahen bagazhet. Defekti nuk ishte cilësuar I rëndë apo problematik, avioni kishte nisur udhëtimin normal për në paris. Më pas, në aeroportin e kryeqytetit francez, ndërkaq mekanikët zbuluan se dy kabllo elektrikë të lidhur me alarmin ishin prerë. Ka qenë ky raporti I dhënë nga kompania ari france e cila beson se një gjë e tillë mund të jetë bërë qëllimisht.