Çekia, pro pranisë së trupave në Kosovë

Dhoma e lartë e parlamentit të Republikës së Çekisë e ka miratuar vazhdimin mandatit të 1.085 trupave në misionet e NATO-s në Afganistan dhe Kosovë deri në vitin 2010. Me 64 vota pro dhe 2 kundër, senati votoi për dërgimin e 535 ushtarëve në misionin e NATO-s për Forcën Asistuese Ndërkombëtare të Sigurisë në Afganistan në vitin e ardhshëm. Rreth 550 trupa çeke do të vazhdojnë të shërbejnë në kuadër të KFOR-it në Kosovë në kuadër të mandatit të sivjetmë.