E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama paraqet reformën në ekonomi

Presidenti amerikan Barack Obama ka njoftuar se do të aplikojë një reformë globale mbi rregullat e financës. "Do të jetë një transformim me dimensione që nuk janë parë që nga kohët e Depresionit të Madh", ka deklaruar Obama.
Numri 1 i Shtëpisë së Bardhë ka sqaruar gjithashtu se organizmi i ri do të veprojë në mbrojtje të konsumatorëve dhe do të ketë kompetencën për të vendosur rregulla mbi kreditë. Më tej presidenti i ka kërkuar Kongresit që t'i japë më shumë fuqi Federal Reserve, për të kontrolluar nga afër tregjet dhe për të shmangur përsëritjen e krizave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›