E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stabilizohet situata në Kirgizi?

Pas kryengritjes së përgjakshme popullore në Kirgizi, me shumë të vdekur dhe të plagosur, qeveria e vetëshpallur kalimtare, deklaroi se situata është stabilizuar në masë të madhe.

Forca të ushtrisë dhe policisë po patrullojnë në kryeqytetin Bishkek.

Plaçkitësit janë ndaluar me të shtëna paralajmëruese dhe gaz lotsjellës. Kryetarja e qeverisë kalimtare, Rosa Otunbajeva, shpalli një zi kombëtare dyditore dhe njoftoi se familjet e personave të vrarë, gjatë protestave që u zhvilluan të mërkurën, do të kompensohet.

Një delegacion i qeverisë së përkohshme të Kirgizisë udhëtoi sot për në Moskë, ky kryeministri rus, Vladimir Putin, i premtoi mbështetje kryesisë së re të kësaj ish-republike sovjetike.

Presidenti i përmbysur i Kirgizisë, Kurmanbek Bakiyev, po vazhdon të refuzojë dorëheqjen e tij, por ai konsiderohet i izoluar politikisht. Bakiyev sipas disa të dhënave ndodhet në jug të Kirgizisë.

Sipas të dhënave zyrtare gjatë kryengritjes popullore kundër qeverisë autoritare të presidentit Kurmanbek Bakijev, janë vrarë 75 vetë, ndërsa më shumë se 1.000 të tjerë janë plagosur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›