E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi dekoron personalitete të artit, kulturës dhe sportit

Një kolanë personalitetesh të artit, kulturës dhe sportit shqiptarë janë dekoruar në panteonin e Ministrisë së Kulturës Turizmit Rinisë dhe Sporteve nga Presidenti i Republikës me tre urdhra nderi. Me urdhrin e lartë "Mjeshtër i Madh" u vlerësuan Alfons Ballici, kineasti Ilia Tërpini, aktorja e humorit shkodran Zyliha Miloti, komentatori i njohur sportiv Ahmet Golemi, artisti i cirkut emblemë Ali Xhixha dhe mjeshtri i violinës përmetare Ethem Qerimaj.
"Urdhëri Naim Frashëri i Artë" nderoi komikun tiranas Muamet Bega, artistin e humorit Koço Devole, personalitete si Xhelal Tafaj dhe Muharrem Hoxha.
Ndërsa "Naim Frashëri" i argjendtë është trofeu i një jete të jetuar për të tjerët duke nderuar kompozitorin e njohur të festivaleve Vladimir Kotani dhe dy zonjat Suzana Prifti dhe Florinda Mazreku. Këto nderime vijnë si një mision vlerësimi për kultivimin e mjeshtërisë në sferat artistike e profesionale në mbrojtje të vlerave kombëtare .

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›