Takim i ri Erdogan-Sarksyan
Udhëheqësit e Turqisë dhe të Armenisë planifikojnë të takohen javën e ardhshme në Washington, ne kuadër të përpjekjeve për t’i dhënë një frymë të re angazhimit të dy vendeve për t’i dhënë fund armiqësisë njëshekullore dhe për të hapur kufirin mes Turqisë dhe Armenisë.
Presidenti i Armenisë, Serzh Sarksyan, do të takohet me kryeministrin e Turqisë, Reccep Tayyib Erdogan, në margjina të samitit për siguri bërthamore, i cili do të zhvillohet javën e ardhshme në Washington, ka deklaruar një zëdhënës i qeverisë së Armenisë.
Armenia dhe Turqia në tetor të vitit të kaluar nënshkruan marrëveshjen, të dizajnuar për të tejkaluar trashëgiminë e vrasjes masive të armenëve nga ana e turqve osmanë, gjatë Luftës së Parë Botërore.
Javën e kaluar, Erdogan theksoi se Turqia ka vendosur të kthejë ambasadorin e saj në Ëashington, të cilin e kishte tërhequr në fillim të muajit, në shenjë proteste kundër vendimit të një Komiteti të Kongresit amerikan, që vrasjen e armenëve ta cilësojë si gjenocid.
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davuoglu, nuk e përmendi takimin mes Erdoganit dhe Sarksyanit në Washington, por shtoi se beson se dy vendet shumë shpejtë do të tejkalojnë dallimet mes tyre.