E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama nenshkruan buxhetin prej 410 miliarde USD deri ne shtator

Uashington, 12 mars, 09:36, NOA - Presidenti Obama nënshkruan një buxhet prej 410 miliardë dollarësh për të lejuar funksionimin e qeverisë amerikane deri më 30 shtator, kur mbyllet viti financiar.

Ky buxhet përmban fonde edhe për rreth 8 mijë projekte të futura në të nga ligjvenës të ndryshëm për zonat e tyre elektorale, një proces që është kritikuar shumë në të kaluarën dhe që në këtë buxhet kap vlerën e 7 miliardë dollarëve.

Duke nënshkruar buxhetin sot në Uashington, presidenti Obama tha se këto lloj projektesh mund të përdoren për të shpenzuar fonde federale për projekte vërtetë të vlefshme, por disa herë, theksoi ai, ky proces është përdorur si një mjet për “abuzime, shpërdorime e mashtrime”, me projekte që futen në buxhet në minutën e fundit, pa patur mundësi të rishikohen dhe pa ndonjë vlerë.

Presidenti bëri thirrje që këto projekte të veçanta të jenë transparente, duke shtuar se ato nuk duhet të përdoren si mjet për përfitime politike.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›