E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbi, nis procesi gjyqësor për vrasjen e 43 shqiptarëve

Një gjykatë e Beogradit do të nisë procesin gjyqësor ndaj nëntë pjesëtarëve të forcave paramilitare të Serbisë, të cilët akuzohen për krime lufte mbi civilët shqiptarë në fshatin Qyshk të Pejës në vitin 1999.
 

Mediat serbe raportojnë se të akuzuarit ngarkohen për vrasjen e të paktën 43 shqiptarëve më 14 maj të vitit 1999 në fshatin Qyshk të Pejës, si dhe për vrasje mizore, dhunime, shkatërrim dhe djegie të pronës së popullatës civile.

Sipas aktakuzës, 9 të pandehurit kanë manifestuar brutalitet të jashtëzakonshëm, arrogancë dhe mungesë ndjenjash. Ata kanë marrë fëmijët e vegjël nga popullata e grumbulluar, ua kanë vënë thikën në fyt, kanë shtënë direkt me armë para këmbëve të tyre, dhe kanë rrahur disa burra para grave dhe fëmijëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›