E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, shkon në 33 numri i viktimave nga atentatet

Të paktën 33 persona kanë mbetur të vdekur nga shpërthimi i dy bombave në qytetin irakian të Kut, rreth 160 km në jug-perëndim të Bagdatit.
 

Këto shifra vijnë nga burimet policore dhe spitalore irakiane. “Deri më tani kemi evidentuar 33 kufoma, dhe po kurojmë 52 të plagosur”, ka deklaruar një mjek i spitalit Al-Zahra të Kut.
 

Mes viktimave ka edhe fëmijë e gra. Policia irakiane informon se dy shpërthimet kanë ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00, në një zonë pranë Kut, me rreth 400.000 banorë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›