Suedi, shënohet 20 vjetori i pavarësisë së vendeve baltike

Kryeministrat e Estonisë, të Letonisë, Lituanisë dhe të Suedisë, sot shënuan 20 vjetorin e pavarësisë së tri vendeve baltike, në një takim në Stokholm të Suedisë.
Ngjarja u zhvillua në sheshin kryesor të Stokholmit, ku një grup i shtetasve në mënyrë private e kishin nisur një varg të takimeve, të mbajtura çdo të hënë, prej marsit të vitit 1990, e deri në shtator të vitit 1991.
Të ashtuquajturat “takime të së hënës”, shërbyen si pikë për njerëzit që luftonin për pavarësi nga ish Bashkimi Sovjetik. Zyrtarët e lartë qeveritarë, në tubimin e sotëm, në të cilin morën pjesë afro një mijë vetë, ishin të pranishëm edhe kryetarë të parlamenteve, ministra qeveritarë dhe të zyrtarë të tjerë.