Ukrainë, Timoshenko: Kam frikë nga vdekja në burg

Julia Timoshenko ka frikë se mund të vdesë në burg, atje ku ndodhet prej 5 gushtit. Në një intervistë të publikuar sot, heroina e “Revolucionit Portokalli” e vitit 2004, pranon se administrata është aq e korruptuar, sa ky fakt e frikëson për jetën.
“Administrata e burgjeve nuk gëzonë ndonjë privilegj”, thekson ish kryeministrja ukrainase, e cila po vuan dënimin në Kiev.