Riker: Maqedonia duhet të ndihmojë veten për emrin

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Filip Riker deklaroi se Maqedonia duhet të ndihmojë veten, për të hapur sfidat e reja dhe për zgjidhjen e kontestit të emrit. Këtë deklaratë, Riker e ka bërë në Shkup në një takim me ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Besimi, duke shtuar se do të vazhdojë partneriteti i fuqishëm midis SHBA-ve dhe Maqedonisë.
“Unë kam ardhur në Maqedoni për 10 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, dhe jo në funksion të zgjidhjes së kontestit të emrit. Nuk është punë e imja të ndihmojë Maqedoninë, sepse ky vend duhet të ndihmojë veten. SHBA është partner i fuqishëm i Maqedonisë, por këtë çështje duhet t`ia parashtroni kryeministrit tuaj dhe liderëve tuaj”, deklaroi Riker, i pyetur nëse ai si ambasador do të ndihmojë në zgjidhjen e kontestit të emrit.
Riker paralajmëroi se në cilësinë e zëvendës-ndihmës sekretarit të shtetit do të zhvillojë takime me disa përfaqësues të vendeve të rajonit.