E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mahmud Abas: Presim mbështetje nga Bosnja

Lideri palestinez, Mahmud Abas, është shprehur i kënaqur nga takimet e zhvilluara me zyrtarë të lartë të Bosnjës. Pas takimit me ministrin e jashtëm të Bosnjë Hercegovinës, ai informoi për arritjen e një marrëveshjeje mes dy palëve.
 

“Ne arritëm një marrëveshje, se duhet të vazhdojmë konsultimet tona në të ardhmen e afërt, derisa të shkojmë në Kombet e Bashkuara. Ne presim mbështetje të plotë nga ata, siç na thanë, dhe ne u besojmë”, u shpreh Abas.
 

Por, lideri palestinez nuk tha se nëse ai në mënyrë specifike kishte marrë premtim për mbështetjen e Bosnjë Hercegovinës për synimet palestineze për anëtarësim në OKB.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›