E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, vijon aksioni ushtarak kundër protestuesve

Aksioni ushtarak i qeverisë, ka vijuar në ditën e tretë të tij, për të shtypur protestuesit në qytetin bregdetar të Latakias. Sipas njoftimeve ka patur të shtëna me tanke në disa lagje të Latakias dhe dëshmitarë okularë thonë se banorët po përpiqen të dalin nga qyteti.
 

Grupet e të Drejtave të Njeriut në Siri thonë se forcat qeveritare kanë vrarë të paktën 27 banorë në Latakia që nga e shtuna. Ndërsa ditën e sotme raportohet një person i vrarë.
 

Aktivistët dhe dëshmitarët thonë se anijet luftarake siriane hapën zjarr dje ndaj qytetit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›