Irak, sulm me bombë, vriten dy pelegrinë shiitë

Dy piligrinë shiitë kanë mbetur të vrarë nga shpërthimi i një bombe. Ky është incidenti i fundit në valën e sulmeve nga të cilat janë vrarë më shumë se 80 vetë, në më pak se një javë.
Policia dhe zyrtarët shëndetësor thanë se shpërthimi i kishte marrë në shënjestër peligrinët që udhëtonin për në qytetin e shenjtë shiit, Qebela, me rastin e festës së Arbainit. Sulmi ndodhi në lagjen Avairixh të Bagdadit.