E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, Malik: Nëse kthehet, Musharrafi do të arrestohet

Ministri i brendshëm i Pakistanit, Rehman Malik, ka paralajmëruar se ish presidenti Pervez Musharraf, do të arrestohet, nëse kthehet në Pakistan. Maliku tha se ish presidenti do të arrestohej “atëherë kur të ateroj në Pakistan”.

Gjatë një fjalimi gjatë së dielës, përpara mijëra mbështetësve të tij në qytetin Karaçi, Musharraf tha se planifikon të kthehet në Pakistan, në fund të këtij muaji, për të udhëhequr partinë e re politike të tij, Liga Gjithpakistaneze Myslimane, për zgjedhjet në vitin 2013.
 

Krahas Musharraf edhe ish gjenerali që erdhi në pushtet në vitin 1999 me grushtshtet dhe që e udhëhoqi Pakistanin si diktator ushtarak e pastaj si president civil, ka jetuar jashtë vendit që kur ai u tërhoq nga posti i presidentit në vitin 2008.
Musharraf është i përfshirë në një sërë problemesh juridike në Pakistan, përfshirë edhe akuzat se dështoi në sigurimin e plotë të ish kryeministres Benazir Buto, e cila u vra në vitin 2007.

Fauad Çaudri, zëdhënësi i Musharrafit, ka hedhur poshtë kërcënimet e Ministrit të brendshëm për arrestimin e ish presidentit, nëse ai kthehet në Pakistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›