Poloni, prokurori Mikollaj Pshibil tenton të vetëvritet

Prokurori ushtarak polak, Mikollaj Pshibil,ka tentuar ti japë fund jetës duke tentuar të vetëvritet. Këtë akt e ka ndërmarë pas përfundimit të një konference për shtyp, në të cilën ai e ka mbrojtur hetimin ushtarak lidhur me rrjedhjet e informacioneve për përplasjen e aeroplanit, ku humbi jetën ish presidenti i Polonisë, Leh Kaçinski, para dy vitesh.
Mediat lokale raportuan se prokurori Pshibil ishte dërguar në spital, pasi ishte gjetur i përgjakur në zyrën e tij në qytetin perëndimor, Poznan.
Disa çaste para se të përpiqej të bënte vetëvrasje, ai kishte kërkuar nga gazetarët, që të largohen nga zyra e tij, pasi ai i kishte kritikuar rrjedhjet në media, lidhur me përplasjen e aeroplanit në Rusi më 10 prill të vitit 2011, ku mbeti i vdekur presidenti i atëhershëm i Polonisë, Leh Kaçinski, dhe 95 persona të tjerë.
Prokurori Pshibil tha se prokurorët kanë të drejtë të kërkojnë incizime të telefonave të gazetarëve, që raportojnë për hetimet lidhur me rrëzimin e aeroplanit. Ndërkohë bëhet e ditur
se ai nuk është në rrezik për jetën.