Greqi, kryeministri izraelit për bisedime në Athinë
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, viziton sot athinën, vizitë e cila ka si synim, forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Izraelit dhe Greqisë.
Raportohet se kjo vizitë zhvillohet në kohën kur Izraeli po kërkon partnerë të tjerë në Mesdhe, pas përkeqësimit të lidhjeve të forta të Izraelit me Turqinë, e cila nga ana tjetër, për një kohë të gjatë është rivale e Greqisë. Zyrtarë të Izraelit dhe Greqisë thonë se synojnë shqyrtimin e mundësive për përmirësim të lidhjeve tregtare dhe në sektorin e mbrojtjes.