Obama- Ankarasë: Paqe me izraelin ose nuk ka armë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka paralajmëruar kryeminsitrin turk Recep Tayyib Erdogan , se nëqoftëse Ankaraja, nuk do të zbusë tonet me Izraelin dhe me Iranin, do ta ketë të vështirë të sigurojë armë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në fakt Ankaraja kërkon të blejë artileri të rëndë nga Amerika për t'i përdorur kundër bazave të separatistëvve kurdë të PKK-së, para largimit të trupave amerikane nga Iraku, parashikuar të ndodhë në fund të 2011. Siç bën të ditur " Financial Times ", presidenti amerikan i ka thënë Erdoganit se disa nga veprimet e Turqisë që kanë krijuar polemika, do të diskutohen në kongres. Kësisoj, amerika zyrtare bën me dije se ka disa dyshime përsa i përket besueshmërisë që mund te kete tek Turqia si aleate. "Kjo do të thotë se do të jetë më e vështirë që të aprovohen në kongres disa nga kerkesat e Turqisë, për shembull për armatimet që ajo kërkon për të luftuar PKK-në"- citohet të ketë thënë Obama. Ndër të tjera, gazeta "Financial Time", rikutjon edhe zhgenjimin e thellë të Uashingtonit kur Turqia, korrikun e kaluar votoi në OKB kundër sanksioneve të reja kundër Iranit. Ndërsa gjatë një takimi me erdoganin gjatë G20-ës në Toronto, në fund të së njëjtit muaj, Obama e ftoi kryeministrin turk duke i bërë thirrje që të ulë tonet kundrejt izraelit, pas sulmit të përgjakshëm kundër flotiljes me ndihma ndërkombëtare në Rripin e Gazës.