E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, ushtarët amerikanë kremtojnë Krishtlindjet

Ushtarët amerikanë që shërbejnë në Irak, kremtuan ditën e enjte festimet e Krishtlindjeve duke uruar njëri tjetrin.
Në një ceremoni të mbajtur në një bazë ushtarake amerikane në Bagdadin perëndimor, ushtarët e SHBA shtruan ushqime festive dhe uruan paqe për vendin e tyre.
"Dëshira ime për vitin e ri është ekipi universitar i Notre Damit. Do të doja që ekipi të shpallej kampion kombëtar në futboll në vitin 210. Gjithashtu do të dëshiroja të shkoja në shtëpi pas misionit tim këtu,",tha Koudelka, një ushtar amerikan.
"Dëshira ime për vitin e ri është të shkoj në shtëpi dhe të shoh familjen time. Më mungojnë vërtetë shumë", tha Alice Roben, një tjetër ushtar e kontigjentit amerikan.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama premtoi se do t'i japë fund operacioneve luftarake në Irak në 31 gusht të vitit 2010, përpara se të tërhiqet plotësisht nga fundi i vitit 2011. Forcat amerikane në Irak janë menduar që të reduktohen në 50,000 nga fundi i gushtit nga rreth 115,000 që janë aktualisht.
Dhuna në Irak ka rënë ndjeshëm në 18 muajt e fundit, por kryengritësit islamike si Al Kaeda mbeten ende të fuqishme. Sipas një pakti të sigurisë dypalëshe të nënshkruar vitin e kaluar, të gjitha trupat amerikane do të tërhiqen nga Iraku deri në fund të vitit 2011.
Data për përfundimin e operacioneve luftarake nuk është përfshirë në marrëveshje, por u vendos nga Obama si pjesë e një zotimi për votuesit amerikane për t'i dhënë fund luftës në Irak.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›