E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, vazhdon dhuna, 76 të vrarë vetëm gjatë të premtes

IRAK - Të paktën 76 persona janë vrarë gjatë të premtes në disa sulme të njëpasnjëshme në Irak. Në objektiv kanë qenë besimtarë suni. Sulmet e çojnë numrin e të vrarëve në disa ditë me dhunë sektare në Irak në 100 vetë.

Shpërthimi i parë ndodhi pasi besimtarët po largoheshin nga xhamia në veri të Bakubës, ndërsa sulmi i dytë ndodhi ndërsa njerëzit ishin mbledhur për të ndihmuar të plagosurit, duke lënë 40 të vrarë dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë. Sulmet e djeshme ndodhën pas një vale sulmesh me bombë këtë javë në Irak.

Kryeministri Nuri Al maliki fajëson për vrasjet shtimin e dhunës sektare që ka pllakosur vendin që kur forcat e sigurisë hynë për kontrolle muajin e kaluar në një kamp me protestues suni, pranë Kirkukut.
(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›