E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Berisha mbron korrupsionin

Tiranë -Opozita ka sulmuar sërish sot qeverinë, duke e akuzuar atë se po krijon një sistem kriminal që i jep ndihmë ministrave të akuzuar. Në një reagim, nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Erion Braçe theksoi se kryeministri Berisha pengon hetimet për Mediun, Bashen, Bumçin dhe Pangon, si dhe për Balliun e Fazlliçin.

"Ndërkombëtaret kritikojnë qeverinë per nivelin e larte te korrupsionit, ndërkohë qe ne krye te piramidës është kryeministri Berisha, i cili sulmon Prokurorinë", u shpreh Brace. Duke folur për komisionin hetimor ndaj Edi Ramës, Braçe theksoi se Gjykata Kushtetuese në një vendim të saj nuk lejon që të zhvillohen hetime ndaj drejtuesve të pushtetit vendor.

Një tjetër kritikë mbi qeverinë është hedhur edhe për sa i përket dhënies së licencës për kompaninë e katër celulare në vend. Sipas Braçes, Partia Socialiste i ka kërkuar dokumente shtesë qeverisë për këtë çështje, ndërsa akuzoi se me këtë kompani po përgatitet vjedhja e radhës e qeverisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›