E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB, Abaz: Duhet një konsensus ndërkombëtar

Presidenti palestinez Mahmuad Abaz ka mbajtur fjalimin e tij në Këshillin e Sigurimit, pas dorëzimit të kërkesës për njohjen e shtetit palestinez në OKB. Abaz nuk është treguar aspak i kursyer në fjalët e tij kundër Izraelit, ndëersa u ka bërë apel ndërkombëtarëve që të kontribuojnë në paqen duke njohur Palestinën.
 

“Shteti izraelit vazhdon ende të intensifikojë ndërtimet në territorin e një shteti të ardhshëm. Izraeli ka refuzuar negociatat kundër ligjit ndërkombëtar. Këto ndërtime hebre janë shkaku i parë për ndërprerjen e bisedimeve për paqe, ndërsa vijon ende bllokada në Rripin e Gazës. Shteti palestinez dhe populli palestinez është kundër terrorrizmit. Një vit më parë të gjithë kishim shpresën për statusin final të shtetit. Qëllim ynë nuk është që të izolojmë Izraelin. Ne duam të jemi një vend që kemi rend dhe ligj”, u shpreh Abaz.

Gjatë fjalës së tij, presidenti palestinez ka kërkuar mbështetjen e kërkesës duke theksuar se çdokush që ka pak ndërgjegje, do mund të refuzonte kërkesën tonë legjitime për t`u njohur si shtet. “Ky është momenti i së vërtetës dhe populli ynë po pret të dëgjojë përgjigjen e botës. Ne duam që palestinezët të jenë të sigurt, të ndjekin universitet dhe të ndërtohet një e ardhme pa frikë. Ka ardhur koha që burrat, gratë e fëmijët të jetojnë jetë normale. Ka ardhur koha për një pranverë palestineze. Ne kemi vetëm një kërkesë, që të jemi dhe do të jemi një popull i pavarur. Shteti i Palestinës duhej të ishte ndërtuar shumë kohë më parë. Zoti president dhe Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së dua që sot të pranohet kërkesa jonë e dorëzuar para pak minutash për njohjen e shtetit palestinez. Vendimi për Palestinën është një kontribut për paqen. Dhe unë shpresoj që të mos presim dhe shumë gjatë”, vijoi fjalën e tij presidenti palestinez.
 

Mes duartrokitjeve të të pranishmeve Abaz i ka dhënë fund fjalimit të tij më të rëndësishëm, duke u ndjekur nga mijëra palestinezë, të cilët dëgjonin “live” kërkesën e presidentit të tij drejtuar botës. Abaz ka shprehur dëshirën që të rikthehet me një dhuratë nga Kombet e Bashkuara për popullin e tij dhe kjo do të ishte njohja e shtetit palestinez.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›