E Shtunë, 31 Tetor 2026

14 mijë të zhdukur në Irak

Në Irak rezultojnë të zhdukur më shumë se 14 mijë persona nga viti 2003. Arkan Kamel, zyrtar në Ministrinë për të Drejtat e Njeriut në Irak ka bërë publike sot shifrën.

Kamel është pjesë e një komiteti që do të fillojë të pranojë kërkesat nga familjet që duan të hetojnë rreth të afërmve të zhdukur.

Zyrtarët kanë thënë se procesi do të mbetet i hapur për 15 ditë. Faruk al Araxhi, personi që udhëheqë seksionin ushtarak në zyren e kryeministrit ka thënë se “personat e zhdukur janë ata që kanë humbur pa gjurmë gjatë operacioneve të luftës, shpërthimeve apo sulmeve terroriste”.

Pushtimi që është udhëhequr nga amerikanët në vitin 2003 i ka hapur rrugë kryengritjes së dhunshme të Al Kaidës si dhe dhunës sektariane mes shiitëve dhe sunitëve e cila arriti kulmin gjatë viteve 2006 dhe 2007, atëherë kur dhjetëra mijëra njerëz u vranë apo u zhdukën.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›