Nafta 1 dollar litri, protesta ne SHBA
Cmimi i karburantit ne Shtetet e Bashkuara e kaloi nje dollar litrin dje, dhe konsumatoret atje shprehen se po e humbasin durimin, nderkohe qe cmimet pritet te shkojne drejt rritjes. "Sapo u rrit. Tani cmimi eshte 1,03 dollar per liter (78 leke). Keto cmime do te na bejne te falimentojme", citohet nje kamionist nga Zeri i Amerikes. Gjate vitit te kaluar, kamionisti Lloid Maksi thote se dizeli, qe ka qene karburanti me i lire, eshte bere tani me i shtrenjti. "Tre dollare e 89 cent per 3,79 litra eshte e paperballueshme", thekson ai. Cmimi i naftes nuk ka prekur vetem kamionistet. Pronari i kompanise Greenday Tree Service, Rendi Geri, thote se paguante me pak se 100 dollare per te mbushur kamionin e tij. Tani paguan me shume se 140. Me keto ritme, Geri thote se atij do t'i duhet t'i rrise cmimet me te pakten 10 per qind. "Ne po arrijme ne nje pike ku nuk kemi zgjidhje tjeter pervec se te rrisim cmimin per konsumatoret, te cilet po paguajne ne te njejten kohe edhe cmimet e larta te naftes".
Dhe sigurisht qe njerezit ne pergjithesi nuk jane te kenaqur. Erni Kolman i departamentit policor te Karolines se Veriut thote se cmimet e naftes kane bere qe departamenti i tij ta tejkaloje buxhetin me tre milione dollare. Kolman thote se parate duhet te vijne nga diku. "Parate per 50 makina qe ishin planifikuar te blihen kane kaluar per shpenzimet e naftes dhe per te lehtesuar pak ngarkesen".
Atehere kush po fiton me shume para? Sigurisht qe jo ata qe shesin naften. Pol Fiore i Shoqates se Shitesve te shtetit Merilend thote se pikat e karburantit fitojne shume pak sa here qe nje konsumator mbush makinen. Ai thote se pikat e karburantit duhet t'i bejne publike fitimet per te shmangur ankesat. "Ketu s'ka asgje te keqe. Mendoj se ne industrine tone eshte gjithmone me mire t'i tregosh konsumatorit se ne nuk po nxjerrim shume para nga ky produkt". Duke lene menjane shkakun per cmimet e larta te naftes, ekonomistet thone se keto cmime kane filluar te ndryshojne perdorimin e makinave nga njerezit. Konsumimi i naftes ka rene ne Shtetet e Bashkuara me 0,5 per qind. Kjo mund te mos duket edhe aq shume, por eshte renia e pare ne 10 vjetet e fundit.
Sakaq, situata duket dhe me e zymte. Departamenti amerikan i Energjise thote se sipas prirjeve te tanishme, cmimi mesatar i karburantit do te shkoje deri ne nje dollar e pese cent per liter deri ne muajin maj.