E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iraku në bisedime me Zicon

Nga Express më 06 gusht 2011 në ora 23:30

Presidenti i Federatës Irakiane të Futbollit, Najeh Hamoud, ka njoftuar se është në bisedime me ish yllin brazilian Zico për angazhimin e tij në postin e selektorit të ekipit kombëtar.

Zico ka udhëhequr reprezentacionin e Japonisë dhe do të zëvendësonte trajnerin gjerman Wolfgang Sidka. Hamoud tha për The Associated Press se kontrata e Sidkas ka skaduar në fund të muajit të kaluar.

Iraku ka kaluar në rrethin e tretë të kualifikimeve për Kampionatin botëror 2014 nga kontinenti i Azisë, pas fitores ndaj Jemenit muajin e kaluar. Zico u paraqit në tre botërorë me Brazilin, 1978, 1982 dhe 1986.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›