E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përforcimi, javën e ardhshme

Nga Express më 07 gusht 2011 në ora 11:51

Arsene Wenger ka pranuar se afati kalimtar i verës nuk ka shkuar sipas planit, por ka siguruar tifozët e Arsenalit se mund të shpresojnë të shohin ardhjen e një përforcim “super-kualitativ” gjatë javës së ardhshme.

Wenger ka shpenzuar më tepër kohë duke u munduar të mbajë ekipin e tij aktual sesa ta shtojë atë. Cesc Fabregas dhe Samir Nasri spekulohen me largim nga klubi.

Të dy janë në situatë të paqartë dhe munguan në miqësoren kundër Benficas të shtunën. Strategu i Topçinjëve nuk ka fituar asnjë trofe nga viti 2005 dhe ka pranuar se kjo periudhë negative ka dëshpëruar tifozët, derisa bëri të ditur se kishte shpresuar të kompletonte përforcimet deri më tani.

“Deri më tani do të kisha përfunduar të gjitha planet, por nuk funksionon ashtu. Ne punojmë shumë, punojmë pandërprerë gjatë gjithë verës. Janë gjëra të ndryshme me të cilat përballeni gjatë afatit kalimtar, por e kuptoj padurimin e njerëzve. Ne duam të shtojmë jo kualitet, por superkualitet. Ne shpresojmë t’u dhurojmë tifozëve një lajm të mirë sa më shpejt. Javën e ardhshme mund të ndodhë diçka”, deklaroi Wenger për ESPN.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›