Perdor tekniken xhihadiste tefkir per te mohuar mendesine enveriane
Ja pse Rama eshte Talebani i vertete i kesaj historie
Ne provincen kineze te Fujian njehere e nje kohe kishte persona qe mendonin se mund te komunikonin drejtperdrejt me te vdekurit. Nese flinin mbi varrin e personit qe dashuronin ne enderr do te takonin shpirtin e te vdekurit. Kete superciozitet perdor dhe Partia e sotme Socialiste per te mbrojtur muzeun e dedikuar diktatorit te shpirtrave dhe mendjeve te shqiptareve. Ashiqare dje Rama ne konfirmoi simpatine e devotshme ndaj atyre qe u investuan te ngrinin ate objekt monstruoz ne forme piramidale si shenje e fundit e devotshmerise ndaj faraonit gjakatar Enver. Ne mbledhjen e drejtuar nga kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli merrte pjese edhe kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama.
Kryeministri Sali Berisha sqaroi edhe njehere se Piramida do te prishet dhe ne vend te saj do te ndertohet parlamenti i ri. Dhe se sipas kryeministrit rikonstruksioni i godines aktuale te kuvendit shkonte 25 per qind me shume se ndertimi i godines se re te Parlamentit se bashku me ndertimin e godines se Gjykates se Larte.
Kurse Edi Rama ka kundershtuar nismen e fundit te qeverise per shembjen e Piramides per kompleksin parlamentar duke thene se duhet te bejme parlament me standarde. Nuk pranoj talebanizma nuk ja vlen te humbasim ne debat. Te zgjidhet problemi i ngrehines ekzistuese. Mirepo kryetari i Bashkise Tirane Edi Rama ka konflikt interesi shpirteror me piramiden sepse eshte trashegues i prones dhe fuqine komuniste per llogari te asaj qe quhet Parti Socialiste.
Per ata qe se dine se fjala taleban nuk do te thote vetem fundamentalist islamik qe lufton kundra forcave te NATO ne Afganistan porse ne rrenje te saj perkthimi eshte se taleban do te thote student. Per te bere pak digresion sqarues nje nga mesimet qe mesohen ne medresete talebane eshte ajo qe quhet teknika tefkir eshte ajo teknike shtinjake e mashtruese ku xhihadisti mund te simuloje personalitetin e tij pra te shaje fene e tij bile te djege Kuranit mund te shkoje me femra me meshkuj e kesisoj gjerash per te humbur gjurmen e qellimit te tij. Dhe nje nga arsyet pse sistemi i sigurise Amerikane ne shator te 2001 u depertua nga xhihadistet eshte se edhe pse survejoheshin rregullisht ata shkonin me meshkuj e femra pinin droge e alkool duke iu dhene idene shtinjake se nuk ishin talebane. Prandaj nese mund te hidhet nje paralele rasti kur Edvin Rama thote se rrezimi i piramides se Enverit eshte talebanizem direkt duhet te shkoje mendja tek perdorimi i teknikes orientale tefkir me qellim fshehjes pse shtyhet te kundershtoje nje parlamenti te ri mbi nje varr te mbetur ne tentative. Ndoshta beson se mund ta coje prape Enverin ne ate piramide Ndofta. Ai mohon realizmin socialist per te vetmen arsye se ne shpirt pranon paradoksalisht se piramida eshte ngrehine arkitekturore por nuk mund te zvetenohem emri i Enverit duke e cilesuar si piramida e Enverit. Ndonese ajo piramide eshte vec e Enverit dhe jo e njerezve sepse njerezit nuk u pyeten kur u ndertua. Paguan haracin e perditshem sistemit terrorist. Para dy ditesh intelektuali antikomunist Reshat Kripa shkruante se cfare perfaqeson muzeu i Enverit perndryshe Piramida Nje veper thellesisht e realizmit socialist ku ngrihet ne piedestal epoka e zymte e komunizmithellip piramida e Keopsit shqiptar duhet te shembet. Duhet te zhduken nga faqja e dheut te gjitha simbolet e peshtira te atij sistemi monstruoz. Ndoshta per kete duhen fonde suplementare ne buxhetin e shtetit. Ndoshta duhet qe vete populli duhet te sakrifikoje per te zhdukur cdo mbeturine te se kaluares. Une mendoj se ia vlen nje sakrifice e tille. Shqiperia nuk mund te behet pa sakrifikuar dicka. Personalisht do te jem i lumtur nese do te shoh nje dite Shqiperine te shkeputur njehere e pergjithmone nga kthetrat e tmerrshme te komunizmit. Z. Kripa kur flet per shkeputje te Shqiperise nga kthetrat e komunizmit e ka fjalen edhe per komunizmin mendor ndaj se ciles shume mbrojtes se asaj pucrre idolatrie argumentojne te kunderten. Muzeu i dedikuar Enverit ne forme piramidale eshte ndoshta simboli me permbledhes i kultit adhurues per diktatoret i nenshtrimit nga frika e injoranca i adhurimit per forcen shtypese te despotizmit absolut te misheruar nga vete struktura vertikale e piramides ku zvetenohet cdo vullnet individual e privat.