Te fshehta magjistrale te Kadarese ne romanin Aksidenti
Gazeta prestigjioze amerikane Wall Street Journal me me shume se 2 milione lexues te perditshem shkruan nje recension pozitiv per romanin e fundit te shkrimtarit te njohur shqiptar Ismail Kadare. Recenzenti i romanit eshte gazetari serioz Tom Nolan i cili ka shkaterruar shume karriera letrare ne Amerike per cilesine intelektuale te shkrimeve te tij. Librat me te cilet eshte marre Nolan jane te ndryshem po aq sa historite qe permbajne. Autori eshte ndalur tek Aksidenti interesant i Kadarese per te cilin thote se eshte nje veper magjistrale e pikerisht me librin e tij me te fundit por jo te fundit fare.
Ai shkruan se Gjendja e lojes eshte me e paqarte ne romanin lsquoAksidenti ku politika globale dhe spiunazhi nderkombetar te duken ne thelb si ngjarje te cuditshme por pastaj perseri mendon kush e di. Nje mengjes jemi ne Vjene ne nje taksi e cila del nga autostrada dhe perplaset. Dy pasagjeret e saj mbeten te vrare. Te dy viktimat ishin qytetare shqiptare ai nje analist prane Keshillit te Evropes per ceshtjet e Ballkanit perendimor ndersa ajo nje praktikante ne Institutin Arkeologjik Austriak.
Aksidenti ne te njejten kohe terheq vemendjen dhe ngjall interesin e sherbimeve sekrete te dy vendeve Serbise dhe Malit te Zi agjentet e te cileve zhyten ne studimin e provave dhe iu marrin intervista miqve te te ndjerit. Se fundi nje studiues pa emer me shpirtin dhe stilin e nje romancieri post-modern evropian perpiqet te krijoje nje tregim per te shpjeguar veprimet e viktimave ne ditet dhe vitet para perplasjes me makine e ky narracion behet teksti i ketij romani.
Romani i Kadarese Aksidenti eshte perballur me kritiken dhe krahasimin me shkrimtare te tjere. Per mua Kadare eshte me i ngjashem me Borgesin sesa me Graham Grene. Ne kerkimin e se vertetes zoti Kadare fitues i Man Booker International Prize proza e te cilit eshte perkthyer ne gjuhen angleze nga shqipja prej John Hodgson ka me shume te perbashketa me shkrimtaret eksperimentale te fiksionit si Alain Robbe-Grillet e Jorge Luis Borges sesa me shkrimtaret e spiunazhit dhe trillerit si Graham Greene apo Ruth Rendell. Ajo qe ne fillim duket si histori spiunazhi hap llogarine e nje romance e me tej ne kthim duket si komplot vrasjeje. Perfundimisht ne po shohim me vemendje nje fushe tregimi me shume nivele ku nese je student i historise se Ballkanit nje dashnor i mitit grek apo nje shofer taksie gjerman te gjitha shenjat paralajmeruese te thone te njejten gje Mos shiko pas.
Ne nje pasdite kryeqytetase personazhi i ketij romani i propozon gruas se hijshme te porsanjohur dicka qe do te dukej e paperfytyrueshme disa vite me pare gjate kohe se komunizmit nje udhetim fundjavor ne nje qytet te Europes. Keshtu ka filluar ngjarja e pershkruar ne romanin Aksidenti e para veper e autorit qe perpara se te botohej ne shqip eshte perkthyer e botuar nderkaq ne disa vende te Europes. Ne kete veper magjistrale thuhet ne paraqitjen e botimit francez Kadare eshte perpjekur te tregoje te patregueshmen nje histori dashurie apo nje histori vrasjeje apo ndoshta nje tjeter histori qe i mbulon te dyja si nje maske Pyetja deri ne mbarim te librit nuk i ndahet lexuesit.