Protestat ne Maqedoni si katalizatore
Protestat e paralajmeruara te disa partive politike ne opozite kundrejt sic thuhet politikes se gabuar te Qeverise si ne planin ekonomik ashtu dhe ne ate politik mund te jene katalizatore relevante per zhvillimet ne Maqedoni vetem nese veprimi i tyre eshte i perbashket thone analistet. Partia me e madhe maqedonase ne opozite Lidhja Social-Demokrate ka paralajmeruar se pas Prilepit do ti vazhdoje protestat edhe ne qytetet tjera te vendit per shkak te sic thuhet gjendjes se rende ekonomike ne te cilen i ka futur qytetaret e Maqedonise politika izoluese e kryeministrit Nikolla Gruevski. Nderkaq partia shqiptare Demokracia e Re ka paralajmeruar protesta para Parlamentit ate dite kur deputetet do te votojne Ligjin per regjistrim ngase sic vleresohet ky ligj anashkalon regjistrimin e popullates shqiptare e cila ndodhet ne mergim. Proteste do te mbaje edhe levizja qytetare Zgjohu. Kjo e fundit do te protestoje me 28 nentor per ti treguar pushtetit se shqiptaret jane te revoltuar nga mosintegrimi i Maqedonise ne NATO dhe ne Bashkimin Evropian.
Ekspertet thone se protestat mund te kene efekt me te madh nese partite opozitare arrijne te sinkronizojne veprimin. Sipas politikologut Nazmi Maliqi aktualisht nje gje e tille eshte veshtire e arritshme. Megjithate sic thote ai edhe protestat e realizuara ndaras do te kene mesazh te qarte per strukturat udheheqese te shtetit. Keto paralajmerime per realizimin e protestave me siguri se kane domethenien e vet ngase ne kete drejtim edhe Qeveria do te detyrohet te ndermarre veprime me nje kendellje me nje perafrim sa u perket interesave primare te qytetareve ne pergjithesi thote Maliqi. Ne anen tjeter Vladimir Misev nga Instituti per Demokraci thote se partite politike ne Maqedoni pothuajse dy dekada te plota nga pluralizmi nuk demonstrojne pjekuri politike per dy arsye. E para sipas tij qendron ne faktin se para cdo veprimi nuk behen analiza serioze lidhur me ate se cka i indinjon qytetaret dhe e dyta kreret politike nuk arrijne te lene anash interesat e partise kundrejt zhvillimeve politike ne interes te se ardhmes se Maqedonise. Sipas hulumtimit te fundit te Institutit per Demokraci kemi nje realitet qe ska ndodhur me pare. Rreth 55 per qind e qytetareve jane te papercaktuar. Pra ata nuk e mbeshtesin asnje parti politike. Qytetaret jane te lodhur nga lufta politike mes pushtetit dhe opozites. Ata thjesht jane nje hap para partive politike kerkojne alternative konkrete se si te dilet nga kjo gjendje thote Misev. Sipas tij efekti i protestave do te jete i barabarte me zero nese drejtuesit politike nuk ofrojne zgjidhje konkrete per problemet qe i prekin qytetaret. Ligjeruesi ne Universitetin Evropian Nazmi Maliqi thote se shifra e larte e qytetareve te papercaktuar eshte nje indikator i qarte jo vetem per politiken e Qeverise por edhe veprimin e partive politike ne opozite. Mungesa e projekteve konkrete mungesa e iniciativave konkrete krijon apati te qytetaret. Eumlshte shume domethenese kjo perqindje e qytetareve te papercaktuar. Ata qe mendojne te bejne nje risi te kjo pjese e qytetareve paraprakisht duhet te ndryshojne strategjine duhet te jene shume me korrekte shume me transparente me produktive vecanerisht kur behet fjale per politikat e mireqenies ekonomike per te gjithe qytetaret si dhe per procesin e integrimit te vendit konkludon Maliqi.