E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran- Vriten 18 trafikantë droge

 

Forcat iraniane kanë vrarë të paktën 18 trafikantë droge dhe persona të armatosur pranë kufirit me Afganistanin. Agjencia e lajmeve Fars tha se 24 veta ishin vrarë gjatë përleshjeve të zhvilluara dje në verilindje të Iranit. Televizioni shtetëror Iranian paraqiti sekuenca të njerëzve të vrarë në një zonë malore në vend. Personat njoftohet se ishin vrarë pranë qytetit Taidad në provincën Khorasan Razavi, ku media shtetërore bëri të ditur javën e kaluar se forcat e sigurimit kishin vrarë 12 trafikantë droge dhe kishinsekuestruar 500 kilogramë lëndë narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›