E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro në nivelin më të lartë të një jave

8 prill – Euro është tregtuar në nivelin më të lartë të një jave kundrejt dollari pas lajmeve se Banka Qendrore Europiane do të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, ndërkohë qe ajo amerikane planifikon një ulje të dollarit.

Monedha e përbashkët e 15 vendeve evropiane ka fituar pikë edhe ndaj yenit që kur anëtari i këshillit Axel Weber tha dje në Berlin se ECB mbetet e vendosur për të siguruar stabilitetin e çmimeve. Banka qendrore evropiane pritet ta mbajë normën bazë të interesit në nivelin më të lartë të 6 viteve prej 4% në takimin e datës 10 prill. Ndërsa norma e dollarit është në nivelin 2.25%.

“Euro mund të mbetet e fortë kundrejt dollarit” – tha Masafumi Yamamoto, shef këmbimi në Royal Bank. “Mundësitë për ulje të normës bazë të interesit nga ECB mbeten të pakta”.

Euro është këmbyer për 1.5798 $, niveli më i lartë ky që prej datës 31 mars. Yamamoto parashikon që euro të arrijë nivelin 1.63$ deri në fund të shtatorit.

Dollari ka rënë në 1.0111 franga zvicerane nga 1.0131 që këmbehej dje.

Inflacioni në Europë

Paundi ra në nivelin më të ulët të një jave kundrejt euros pas spekulimeve se Banka e Anglisë do të ulë normën bazë të interesit këtë javë pasi ekonomia angleze është në rënie. Paundi është këmbyer për 79.32 pencë ndaj euros, niveli më i ulët që prej datës 1 prill.

“Inflacioni këtë vit mund të jetë në nivele të papëlqyeshme” – tha anëtari i këshillit të ECB-së Yves Mersch në një takim në Slloveni. Çmimet e konsumit në eurozonë u rritën në 3.5% në muajin Mars, me ritmin më të lartë të 16 viteve të fundit.

Humbjet e dollarit mund të jenë të limituara.Në takimin e datës 18 mars, FED uli normën bazë të interesit me 75 pikë bazë deri në nivelin 2.25%, dhe deklaruan se inflacioni është në rritje.

“Dollari mund të rritet shpejt” – tha Masanobu Ishikaëa, menaxher i këmbimit në Tokyo Forex.

“Të gjithë po presin që FED të ndalojë uljen e normës bazë të interesit, dhe ka mundësi që tregtarët të bëhen pesimistë”.

Banka e Anglisë mund të ulë normën bazë të interesit me 25 pikë bazë deri në nivelin 5% në takimin e datës 10 prill.

“Ne presim që mbi paundin të ketë presione për ulje këtë javë” – tha një analist në BNP Paribas.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›