"Përgëzime, por duhet të jemi realistë për statusin e ndeshjes"
Doja të tërhiqja vëmendjen e mediave mbi një anashkalim ose indiferencë lidhur me lajmet për ndeshjen e fundit të boksit me z.Kreshnik Qato. Flitet për titull "Kampion Bote", por unë kërkova në internet të dhëna rreth boksierit rival me të cilin u ndesh sportisti Qato dhe federatës që organizonte ndeshjen. Më rezulton se Viktor Sa është sportist ende jo profesionist nga Portugalia, kurse Federata ËëëBF, është një organizatë fare e re, dhe pa ndonjë vlerë të madhe (thjesht kanë shfrytëzuar ngjashmërinë e inicialeve "Ë" dhe "B" me federatat serioze të boksit). Nuk kam ndonjë problem me sportistin Qato, madje e përgëzoj, por duhet të jemi realistë.