E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, korrupsioni në qeveri, shkarkohen 7 zyrtarë

Tre nga ministritë e qeverisë së Kosovës, ajo e Shëndetësisë, e Shërbimeve Pubike dhe ajo e Bujqësisë, kanë marrë vendimin për pezullimin e shtatë punonjësve të tyre, nën dyshimin se janë përfshirë në vepra të korrupsionit, pak çaste pas publimit të gjetjeve të Agjencisë Kundër Korrupsionit. Në mesin e emrave të zyrtarëve të pezulluar është edhe ai i Ilir Tolajt, ish-sekretar i përhershëm i Ministrisë së Shëndetësisë, i cili është shkarkuar nga detyra vitin e kaluar me një vendim të ministrit të Shëndetësisë, Alush Gashi. Ndër të suspenduarit, njëri është pjesëtar i Shërbimit Policor të Kosovës. Raporti vjetor i Agjencisë Kosovare kundër Korrupsionit ka shënuar rastet e shkeljeve të ligjit dhe veprat e korrupsionit të institucioneve të ndryshme, përfshirë edhe qeverinë e Kosovës. Në raport, thuhet se vlera e përgjithshme e rasteve të dyshuara për korrupsion, sidomos në fushën e tenderave kap shumën prej mbi 3 milionë eurosh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›