Itali, tërmeti, shpallet ditë zie kombëtare

Këshilli i Ministrave në Itali ka vendosur të shpallë zi kombëtare në ditën kur do të varrosen viktimat e tërmetit që shkatërroi Abrucon. Lajmin e ka bërë të ditur pallati Chigi në një komunikatë për mediat. Për momentin viktimat janë rreth 150, por bilanci pritet të përkeqësohet pasi shumë persona rezultojnë të zhdukur.