Iran, 457 të arrestuar prej protestave

Është gjithnjë e më i madh tensioni në Iran. Sipas të dhënave të raportuara nga radio shtetërore, gjatë përleshjeve të së shtunës në mbrëmje në sheshin Azadi mes protestuesve dhe forcave të sigurimit, janë arrestuar të paktën 457 persona. Sipas agjencisë Fars, që citon burime të policisë, gjatë trazirave të dhunshme 40 policë, dhe u dëmtuan 34 ndertesa qeveritare. Ndërkaq është liruar nga vajza e ish presidentit iranian Rafsanjani. Fezeh Hashemi, e bija e ish presidentit Iranian, Akbar Hashemi Rafsanjani ishte arrestuar pak ditë më parë pasi kishte marrë pjesë në disa manifestime të paautorizura në Teheran. Mir Hossein Mousavi, rivali i sfiduar nga Mahmoud Ahmadinejad në zgjedhjet presidenciale iraniane, i ka dënuar ashpër "arrestimet në masë'' të mbështetësve të tij të kryera nga forcat e sigurisë gjatë protestave, të cilat u zhvilluan kundër zgjedhjeve të manipuluara. Ndërkaq Këshilli Mbikqyrës me influencë në Iran ka pranuar parregullsitë e bëra gjatë zgjedhjeve presidenciale. Në 50 qytete ka patur më shumë zgjedhës se sa ata që kishin të drejtë vote, bëri të ditur një zedhënës i këtij forumi. Parregullsitë prekin më shumë se tre milionë vota- saktësojnë më tej mediat, por tashmë duhen kontrolluar nëse këto vota kanë qenë vendimtare për rezultatet përfundimtare të diskutueshme të zgjedhjeve. Sipas të dhënave të udhëheqjes iraniane, fituesi i zgjedhjeve Mahmud Ahmadinexhad kishte marrë 11 milionë vota më shumë sesa rivali i tij Mir Husein Musavi. Ndërkohë udhëheqësi i opozitës iraniane i ka bërë thirrje ithtarëve të tij për vazhdimin e protestave kundër rizgjedhjes së diskutueshme të Presidentit Mahmud Ahmadinexhad. Por nisur nga përdorimi i dhunës nga forcat e sigurimit ai bëri thirrje për një vetëpërmbajtje, një mesazh dërguar nëpërmjet internetit. Në të njëjtën kohë ai akuzoi qeverinë se është përgjegjëse për vdekjen e të paktën dhjetë demostruesve të mitingut të zhvilluar ditën e shtunë. Ndërsa duke marrë parasysh dhunën e përgjakshme gjatë protestave në Iran, shtetet perëndimore kanë apeluar për përgjegjësi në Teheran që të evitohet një acarim i mëtejshëm i situatës. Kancelarja Angela Merkel bëri thirrje në Berlin që qeveria iraniane të lejojë numërimin e votave për zgjedhjet presidenciale. Më herët kancelarja kërkoi për këtë që të lejohen demostrata paqësore të mos përdoret dhunë kundër opozitarëve, të lirohen demostruesit e arrestuar dhe të lejohen mediat për një informim të lirë. Merkel theksoi se Gjermania qëndron në anën e njerëzve në Iran të cilët duan të drejtat e tyre për shprehjen e mendimit dhe lirinë e organizimit të mitingjeve. Me të njëjtin qëndrim janë shprehur edhe qeveritë në Uashington, Paris, Londër dhe Romë. Në Berlin dhe në Vjenë protestuan mijëra iranianë azilkërkues kundër dhunës së ushtruar ndaj demostruesve në atdheun e tyre.