E Diel, 1 Nëntor 2026

Sëmundja i merr jetën efektivit të policisë së Kosovës

Prishtinë, 7 shkurt, NOA Gjen vdekjen si
pasojë e një sëmundje të shkurtër, Xhevdet Sinanaj, funksionar i forcave
policore të Kosovës.

Sinanaj i lindur në komunën Isniq të Deçanit
rreth, 44-vjeç prej pak kohësh vuante nga një sëmundje e pashërueshme e cila i
mori dhe jetën.

Njoftimi u bë i ditur sot nga stacioni policor
i qendrës së Prishtinës të cilët shprehen dhe dhimbjen e thellë për vdekjen e
kolegut të tyre.Gjithashtu bëhet e ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet
pasditen e sotme në vendin e lindjes.

f.sh/noa

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›