Iran/ Mbërrijnë inspektorët bërthamorë të OKB-së
Ekipi i inspektorëve të Kombeve të Bashkuara ka mbërritur në Iran për të vizituar impiantin e dytë të këtij vendi për pasurimin e uraniumit. Ekipi pre katër anëtarësh nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore pritet sot të vizitojë uzinën, e cila është ndërtuar në brendësi të një mali afër qytertit të shenjtë Kom, në jug të Teheranit.
Ekzistenca e kësaj uzine në Kom, e cila u bë publik muajin e kaluar, ka rritur shqetësimet e fuqive të Mëdha se Teherani po përpiqet të ndërtojë armë bërthamore.
Ekzistenca e kësaj uzine në Kom, e cila u bë publik muajin e kaluar, ka rritur shqetësimet e fuqive të Mëdha se Teherani po përpiqet të ndërtojë armë bërthamore.