Pakistan,ushtria merr nën kontroll qytetin Kotkai
Qeveria paksitaneze po intensifikon kundërpërgjigjen ndaj militantëve talebanë të lidhur me Al Kaeden. Së fundmi, ushtria ndërmori një ofensivë në disa rajone të vendit ku aktiviteti taleban ishte më i ashpër, në bastionet e militantëve në Vaziristanin Verior. Ushtria pakistaneze informon se ka marrë në dorë kontrollin e qytetit Kotkai, vendlindjen e udhëheqësit të Talebanit, Hakimullah Mehsud-it, një javë pas fillimit të ofensivës ushtarake kundër bastionëve të militantëve në Vaziristanin jugor. Sipas burimeve lokale zyrtare, mësohet se tre ushtarë dhe katër militantë janë vrarë në në operacion ushtarak për të shtënë në dorë kontrollin në këtë qytet, ku ndodhet gjithashtu edhe një tjetër udhëheqës taleban , Keri Hussain.
Megjithatë ende nuk ka patur konfirmim të pavarur të këtyre njoftimeve. Sipas mediave të huaja, të paktën 14 militantë të dyshuar janë vrarë në rajonin fisnor Bajaur në atë që autoritetet pakistaneze thonë se ka qenë një sulm i avionëve amerikan pa pilot. Ofenziva në Vaziristanin Jugor filloi si reagim ndaj sulmeve të militantëve në të cilat u vrabnë më shumë se 200 vetëm gjatë këtij muaji.