E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak/ Të paktën 90 të vdekur nga një atentat me autobombë

Të paktën 90 persona gjetën vdekjen dhe 600 të tjerë janë plagosur në një atentat të dyfishtë në qendër të Bagdadit, mësohet nga një bilanc i ri i dhënë nga katër spitale të kryeqytetit irakian.
Bilanci i parë i këtij atentati të dyfishtë që pati në shënjestër selinë e guvernatorit të Bagdadit dhe Ministrinë e Drejtësisë, në qendër të kryeqytetit, përmendte katër të vdekur dhe tetë të plagosur, duke cituar një burim në Ministrinë e Brendshme, ndërsa burime pranë ambulancave jepnin bilancin me 14 të vdekur.
Shpërthimi i parë ndodhi në Ministrinë e Drejtësisë dhe disa minuta më vonë një shpërthim tjetër goditi selinë e guvernatorit të Bagdadit.
Këto shpërthime të kujtojnë ato të 19 gushtit kundër Ministrive të Jashtme dhe të Financave që shkaktuan rreth 100 të vdekur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›