Angli/ Miliband: Tony Blair do të ishte "i duhuri për Evropën"
Emërimi i ish-kryeministrit britanik Tony Blair në postin e presidentit të ardhshëm të Këshillit Evropian "do të ishte i përshtatshëm për Evropën", theksoi sot ministri i Jashtëm britanik David Miliband.
"Mendoj se do të jetë zgjedhja e duhur për Britaninë e Madhe, si dhe shumë e përshtatshme për Evropën, nëse Tony Blair bëhet kandidat dhe nëse ai zgjidhet", deklaroi shefi i diplomacisë britanike i pyetur në televizionin BBC One.
"Mendoj se "është shumë e rëndësishme për Evropën të ketë një personalitet të fuqishëm në këtë pozicion. Mendimi im është se kemi nevojë për dikë që bën më tepër se sa të ndjekë rendin e ditës", shtoi ai.
Traktati evropian i Lisbonës, që pritet ende të nënshkruhet nga presidenti çek për të hyrë në fuqi, parashikon krijimin e një posti të presidentit të Këshillit Evropian (organ i drejtuesve të Bashkimit Evropian) i zgjedhur nga kjo instancë me një mandat prej dy vjet e gjysmë.
Traktati parashikon gjithashtu krijimin e një posti të "Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë".
Pyetjes lidhur me këtë post, Miliband iu përgjigj duke përgënjeshtruar të ketë paraqitur kandidaturën. "Nuk jam kandidat. Nuk jam i gatshëm. Kam një punë për të cilën jam plotësisht i angazhuar dhe jam krenar për të", deklaroi ai.
Tony Blair, kryeministër laburist i Britanisë nga viti 1997 deri në vitin 2007, nuk është deklaruar zyrtarisht për funksionin e "presidentit të Evropës". Ai ka mbështetjen e Londrës dhe të kryeministrit italian Silvio Berluskoni. Megjithatë Luksemburgu e ka kundërshtuar këtë kandidaturë të mundshme, ndërsa Franca dhe Gjermania nuk janë shprehur. Emërimi i një presidenti evropian nga Mbretëria e Bashkuar, vend mjaft euroskeptik, ka shkaktuar kritika. Disa deputetë evropianë kanë paraqitur së fundi në Strasburg një peticion ku kërkojnë që presidenti të vijë nga një vend që ka si monedhë euron ose që parashikon ta miratojë atë.